Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit është mbyllur ligjërisht, duke përjashtuar disa raste ku në disa qendra të votimit të pranishëm janë edhe disa qytetarë.
Ai në një konferencë për media ka deklaruar se i kanë pasë disa probleme në identifikimin elektronik në kuadër të pilot-projektit që është zhvilluar në kryeqytet.
“Të paktën nga informacionet e KQZ-së, ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime që palët i sjellin të aplifikuara. Por në përgjithësi ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e kodit. Ka qenë tension i madh në lidhje me ecurinë”.