Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), Memli Krasniqi, ka lavdëruar Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), për kontributin e dhënë në demokratizimin e shoqërisë kosovare, shkruan Kosova Post.
Krasniqi këto lëvdata i ka thënë publikisht, pas një takimi që ai e ka realizuar me Drejtoreshën rezidente të NDI-së në Kosovë, Ambasadoren Nancy Sodererg.
“Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike. Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me NDI, tash e 20 vjet” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ai po ashtu është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me organizatën në fjalë, në dobi të mirëqenies qytetarëve, përkatësisht zhvillimit të demokracisë.
Ky është postimi i tij i plot: