Kryetari Rama: Në Prishtinë do të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali ‘Ibrahim Rugova’

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova”.

Rama ka theksuar se veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.

“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”. Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar”, ka thënë ai.

Rama ka theksuar se Rugova, ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika