Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: Mirëqenia emocionale e fëmijëve është investim në kapitalin njerëzor

    Kurti: Mirëqenia emocionale e fëmijëve është investim në kapitalin njerëzor

    Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

    Kurti u shkruan liderëve opozitarë, kërkon sërish marrëveshje politike

    Kraki, për PDK-në:  Pasha besën janë artista

    Kraki, për PDK-në: Pasha besën janë artista

    Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

    Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

    Përplasje PDK-LVV, Gola – Musliut: Në komunikime private s’ka fjalë të mirë që nuk ma thua

    Përplasje PDK-LVV, Gola – Musliut: Në komunikime private s’ka fjalë të mirë që nuk ma thua

    Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të LVV-së (Video)

    Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të LVV-së (Video)

    Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

    Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

    Vendim i OSHP’së: “Rahovica” përjashtohet për 8 muaj nga prokurimet publike, tentoi ta mashtronte Komunën e Mitrovicës (DOKUMENT)

    Vendim i OSHP’së: “Rahovica” përjashtohet për 8 muaj nga prokurimet publike, tentoi ta mashtronte Komunën e Mitrovicës (DOKUMENT)

    Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

    Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ksenofon Krisafi, ose një mënyrë brilante si ta duash dhe mbrosh Kosovën

08 Shtator 2023, 14:54
në OP / ED
Ksenofon Krisafi, ose një mënyrë brilante si ta duash dhe mbrosh Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Sc. SALIHE SALIHU

Botuar në DITA

Në një nga ditët e fundit të qershorit të këtij viti, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, organizuan në Prishtinë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Harmonizimi i Kushtetutës dhe legjislacionit mes Shqipërisë dhe Kosovës në kuadër të integrimeve europiane”. Merrnin pjesë studiues të shumtë, midis të cilëve edhe unë dhe prof. Ksenofon Krisafi nga Tirana.

Me atë rast, siç ndodh zakonisht në veprimtari të tilla, prof. Krisafi më dhuroi librat e tij Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike (Gjenevë 1998-2002) dhe Në Gjenevë për Kosovën, Fjalime në institucionet ndërkombëtare. Unë i dhashë librat e mi Sovraniteti dhe legjitimiteti i shtetit të Kosovës dhe Migracioni dhe shteti komb në epokën globale.

Pas mbarimit të Konferencës, nisa leximin e tyre. Më intriguan sidomos titujt dhe subjekti i tyre tepër i veçantë, që ka të bëjë me përpjekjet dhe luftrat tona të pareshtuara për liri, shkëputje nga Serbia dhe daljen me vete si shtet i pavarur. Zhvillimet e stuhishme në Kosovë në kohën e Luftës, vështroheshin në aspektin diplomatik. Më tërhoqi gjithashtu fakti që autori i tyre është një personalitet me vlera të shumanshme dhe kontribute të spikatura shkencore në historiografinë shqiptare. Ai ishte ambasadori i Shqipërisë në Misionin e saj në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë. U ndodh atje në kohën kur në Gjenevë, sikurse edhe në kryeqendra të tjera të diplomacisë botërore, Çështja e Kosovës diskutohej pothuajse çdo ditë.

***

Kur mbylla faqen e fundit të Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike, u ula dhe përgatita këtë shkrim. Edhe pse vjen gati 5 vjet pas botimit të librave, kam bindjen se ato mbeten gjithmonë aktuale jo vetëm sepse trajtojnë një temë, interesi për të cilën nuk do të shuhet kurrë, por edhe sepse ata që e shpërthyen luftën dhe erdhën e na vranë në vatrat tona vazhdojnë ende me kërcënime, pa hequr dorë nga planet ekspansioniste.

Në fakt, sikurse u tha në fillim të shkrimit, janë dy libra, të cilët realisht i kushtohen veprimtarisë diplomatike të aktorëve kryesorë botërorë të angazhuar gjatë luftës në Kosovë. Libri i parë është ai që e shtjellon në tërësi dhe pothuajse me hollësi çështjen, kurse i dyti ka përfshirë disa nga fjalimet e mbajtura nga ambasador Krisafi, me cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të shtetit shqiptar në institucionet ndërkombëtare të Gjenevës, si dhe dokumentet më domethënëse të prodhuara nga diplomacia shumëpalëshe, për zhvillimet e asaj kohe në Kosovë.

Librat për të cilët po shkruaj nuk janë as të parët dhe as të vetmit. Por specifika e tyre ka të bëjë së pari me faktin që autori është një prej njohësve dhe ekspertëve më të shquar të diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare në hapësirat shqiptare dhe së dyti se në njëfarë kuptimi ai ka qenë shumë pranë zhvillimeve politiko-diplomatike. Profesori dhe diplomati Ksenofon Krisafi sjell përvojën dhe përjetimet gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, të cilat janë të përshkruara me kujdes të veçantë dhe hera herës edhe me frymën expresioniste të dalluar që përkon me reagimin njerëzor e vëllazëror ndaj situatës që kalonte populli shqiptar në Kosovë.

Veprimtaria diplomatike e ambasador Krisafit nuk ishte e lehtë as teknikisht as profesionalisht. Në libra paraqitet dinamizmi i punës për koordinimin dhe përgatitjen e çdo fjalimi, ndërhyrjeje, replike etj, që kishte të bënte me zhvillimet dramatike në Kosovë dhe që zhvilloheshin në mbledhjet e organizatave ndërkombëtare me seli në Gjenevë, gjatë viteve 1998-2002.

Aty ka hollësi interesante për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Misionit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, (MJSH), faktorin kosovar jashtë Kosove, misionet e përhershme të aleatëve të mëdhenj të shqiptarëve, SHBA, BE, NATO-n etj.

Nuk është e vështirë të dallohen aftësitë dhe njohja e mirë profesionale e ambasador Krisafit për trajtimin në  tribunat e nivelit më të lartë të OKB-së me elegancë diplomatike, por edhe me guximin e nevojshëm që frymëzonte e drejta e popullit të Kosovës.

Strukturimi i kapitujve të librit është i bërë sipas  temave objekt trajtimi. Ato kanë një shtrirje të gjerë dhe të gjithanshme. Përshkrimi i bukur dhe me shkathtësi i tyre arrin ta përfshijë pa vështirësi edhe lexuesin në labirintet e diplomacisë.

Njohuritë e thella profesionale dhe eksperiencën e tij të pasur në fushën e diplomacisë, autori e sjell të shprehur me një gjuhë të pastër e të rrjedhshme, me një stil sa akademik e diplomatik, po aq edhe prozatik e artistik, duke përshkruar ngjarje, karaktere dhe emocione, të provuara fuqimisht nga autori dhe të transmetuara bukur te lexuesi.

***

Autori risjell në kujtesë fatin e shqiptarëve gjatë periudhave më të hershme historike, duke përmendur okupimin e territoreve të tyre, si edhe duke u ndalur në përpjekjet e njëpasnjëshme të sllavëve për të ndryshuar përkatësinë e tyre demografike. Ai rikthehet me mjeshtri te fokusi i temës për periudhën e luftës së fundit. Me referenca të shumta në arkiva të ndryshme, botime dokumentare e monografike, studime vendase dhe të huaja, si edhe në shtypin ndërkombëtar,  pasqyron dhunën e Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1980-1999,  që ishte një ndër veprimet më gjenocidale në kontinentin evropian pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Përshkrime të gjalla paraqesin nga njëra anë kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë dhe nga ana tjetër punën e madhe që u bë për sensibilizimin e diplomacisë botërore për të identifikuar zgjidhjet më të drejta.

Në rrëfimet për ngjarjet autori na sjell edhe dhembjen e trishtimin e përjetimeve të shqiptarëve, që një fotograf francez i kishte kapur me kamerën e tij në Nagafc në vitin 1990. Ai tregon se si fotoja e dhembjes shqiptare ishte pikturuar nga piktori i njohur francez Pascal Convert, pikturë të cilën qeveria franceze ia bëri dhuratë  OKB-së me rastin e 60 vjetorit të themelimit.

Libri është i përmbushur me fakte për debatet, fjalimet e mbajtura nga titullari dhe diplomatët e tjerë të Misionit shqiptar në Gjenevë, si edhe për ndërhyrjet e negociatat e zhvilluara nga diplomacia shqiptare për çështjen e Kosovës, në mbrojtje të popullit të saj dhe luftës së drejtë të UÇK-së. Rrjedhimisht përshkruhet avancimi i qasjes së ndërkombëtarëve në trajtimin e saj në të gjitha nivelet e strukturave të OKB-së si dhe të kancelarive Perëndimore.

Në suaza të avancimeve përshkruhen edhe bllokimet dhe pengesat si dhe rrethi vicioz i spiunimit në dëm të Kosovës. Një ndër spiunimet në nivelin më të lartë është regjistruar në kuadër të formacionit të  NATO-s. Ishte francezi Pierre Henri Bunel që kishte njoftuar autoritetet e Serbisë që NATO kishte marrë vendim të fillonte bombardimet kundër forcave ushtarake serbe me 10 tetor 1998-të. Pikërisht nga ky dekonspirim i planifikimit të ndërhyrjes së NATO-s u shty afati për fillimin e bombardimeve me 24 mars 1999 dhe për pasojë gjatë periudhës tetor ’98 e deri mars ’99 shumë shqiptarë u masakruan dhe ndodhën ngjarje të llahtarshme.

Në librin Në Gjenevë për Kosovën, Fjalime në institucionet ndërkombëtare janë përfshirë, siç u tha edhe shumë fjalime, vendime e Rezoluta të rëndësishme për Kosovën, të cilat janë me vlerë për studjues që merren me analizën e tekstit të tyre.

Autori ka analizuar me mprehtësi Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe e konsideron si pikënisje të të gjitha ndryshimeve pozitive. Por, gjithashtu kostaton se ajo kishte edhe të meta sepse kishte shkelur tri parimet e të drejtës ndërkombëtare: parimin e vetëvendosjes; parimin e çlirimit dhe dekolonializimit.

Autori shpreh prokupimin e vet edhe për fatin e shqiptarëve në Maqedoni si dhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, duke i shpalosur një nga një dhe duke nënvizuar se kjo krizë rajonale është e shkaktuar nga maqedonët e serbët të cilët ju mohonin shqiptarëve të drejtën për liri dhe demokraci.

Në kapitujt e fundit autori  nxjerr preokupimin rreth ngjarjeve të pasluftës së Kosovës, sidomos rreth arrestimit të disa prej prijësve të UÇK-së si dhe të ardhmen e Kosovës si dhe të Ballkanit. Prof. Krisafi argumenton se pa trajtimin e drejtë të çështjes së shqiptarëve nuk mund të ketë stabilitet në rajon. Këtë konkluzion ai e ka nxjerrur rrjedhshëm duke ju referuar rilindasit tonë vizionar Naim Frashëri, i cili në fillim të shekullit XX-të, kishte deklaruar se platforma e strategjisë së shqiptarëve është që të rrojnë në harmoni me popujt sllavë e grekë me parakushtin që e drejta e gjithësecilit të respektohet.

***

Librat përshkruajnë edhe rolin e shumë aktorëve të tjerë ndërkombëtarë rreth çështjes së Kosovës. Por në mënyrë të detajuar e specifike aty janë pasqyruar roli, angazhimi, përpjekjet e panumërta, si edhe tratativat diplomatike të zbatuara nga Misioni i Shqipërisë në Zyrën e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, me porosi të qeverisë shqiptare.

Librat e prof. Krisafit Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike (Gjenevë 1998-2002)dhe Në Gjenevë për Kosovën, Fjalime në institucionet ndërkombëtare, shoqërohen me parathënie shumë vlerësuese, të shkruara përkatësisht nga profesorët e nderuar Fatos Tarifa dhe Pëllumb Xhufi. Prof. Tarifa shkruan se “Rasti (ndoshta si një shprehje e domosdoshmërisë) e solli që Profesor Krisafi t’i shërbente Shqipërisë si përfaqësuesi i saj më i lartë diplomatik në një sërë organizatash ndërkombëtare (pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara), me qendër në Gjenevë. Në këtë pozitë, ky diplomat i klasit të parë i shërbeu gjithashtu edhe Kosovës, në një kohë kur populli i saj luftonte për lirinë e vendit të vet nga shtypja serbe dhe për shtetin e vet të pavarur. Krisafi u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për t’i dhënë çështjes së lirisë e të pavarësisë së Kosovës mbështetjen e duhur diplomatike në atë qytet ku gjëlon diplomacia shumëpalëshe më e dendur në tërë planetin tonë. Dhe këtë diplomaci ai ka ditur ta bëjë dhe e ka bërë si askush tjetër në radhët e diplomatëve shqiptarë.” Historiani i madh Pëllumb Xhufi shprehet se “Ky zjarr e pasion, veç erudicionit e kompetencës juridike e diplomatike, ka qenë pjesë e recetës origjinale që me siguri i bënte fjalimet e ndërhyrjet e Ambasador Krisafit të depërtonin e të linin gjurmë deri edhe në ndërgjegjet më të ftohta e skeptike të auditorit diplomatik të Gjenevës, të cilat ndonjëherë nuk donin ose nuk arrinin të dallonin xhelatin nga viktima.”

Bashkohem me mendimin e shfaqur prej tyre se veprimtaria diplomatike dhe ajo akademiko-shkencore e prof. Krisafit, që e prezantojnë atë si një admirues të pasionuar të çështjes kombëtare, përfaqësojnë kontribute të çmuara për ndriçimin e të vërtetave të pamohueshme rreth luftës, sakrificave, përpjekjeve dhe arritjeve të mëdha të popullit të Kosovës drejt të ardhmes europiane.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti: Mirëqenia emocionale e fëmijëve është investim në kapitalin njerëzor

Kurti: Mirëqenia emocionale e fëmijëve është investim në kapitalin njerëzor

10 minuta më parë
Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

Kurti u shkruan liderëve opozitarë, kërkon sërish marrëveshje politike

1 orë më parë
Kraki, për PDK-në:  Pasha besën janë artista

Kraki, për PDK-në: Pasha besën janë artista

2 orë më parë
Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH