Kujdes nga çaji i nxehtë!

Kujdes nga çaji i nxehtë!

Një studim i kryer nga shkencëtarët iranianë ka dalë në përfundimin se çaji i nxehtë është i rrezikshëm, pasi mund të shkaktojë kancer në ezofag.

Ezofagu është tubi muskular që transporton ushqimin nga fyti në stomak. Ekspertët thonë se më e rrezikuar është popullsia e vendeve joperëndimore, pasi në perëndim çaji pihet kryesisht me qumësht, ç’ka e bën atë më pak të nxehtë.

Edhe shpejtësia me të cilën pihet çaji i nxehtë është e rëndësishme, pasi pirja e çajit në më pak se 2 minuta rrit me 5% rrezikun e prekjes nga kanceri, në krahasim me pirjen e tij 5 minuta pas hedhjes në filxhan. Nga kanceri në ezofag vdesin çdo vit 500 mijë njerëz në botë.

 

You may also like

Trump thotë që ka mundësi të takohem me Kim Jong-un në këtë datë

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë.