Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 54 shqiptarët e ekzekutuar mbi fshatin Lubizhdë të Hasit në vitin 1999, ndërsa thekson se rajoni i Hasit ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, përcjell Kosova Post.
Tutje është shprehur Haradinaj se liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e shumë heronjve ndër breza.
“Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim”, tha lideri i AAK-së Ramush Haradinaju.
Ai bërë të ditur që po finalizohet edhe “Kulla e Qëndresës”, të cilës i kishte vënë gurthemelin.
“Kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria”.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook:
Liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e shumë heronjve ndër breza. Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim.
Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubizhdë të Hasit, nga data 12 prill 1999 për shumë ditë me radhë, shumë nga ta të rinj në moshë.
Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronjve, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”, të cilës i patëm vu gurthemel. Kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria.
Urime hasjanë për Kullën! Sakrifica e të rënëve dhe luftëtarëve të lirisë, do të mbijetojë shekujt!