Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Murseli: Kemi informacione për pronarin e laboratorit në veri, është i nacionalitetit serb

    Murseli: Kemi informacione për pronarin e laboratorit në veri, është i nacionalitetit serb

    Jashari viziton familjen e Gucatit, thotë se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Specialja

    Jashari viziton familjen e Gucatit, thotë se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Specialja

    Haradinaj: Çdo përpjekje për t’i dhënë dimension ndryshe luftës sonë, është e dështuar

    Haradinaj: I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë, kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro

    Termi fyes “Šiptari” përdoret nga Ministria e Brendshme e Serbisë

    Termi fyes “Šiptari” përdoret nga Ministria e Brendshme e Serbisë

    DW: Kancelari Scholz në Kosovë në fillim të qershorit

    DW: Kancelari Scholz në Kosovë në fillim të qershorit

    Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

    Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

    Policia kap drogë në veri, Sveçla jep detaje

    Pamje nga aksioni në veri, ku u zbulua laboratori i drogës

    Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave

    Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave

    Shqiptari Emin Egriu, edhe zyrtarisht kandidat për Kongres nga Qarku i 26-të i New Yorkut

    Shqiptari Emin Egriu, edhe zyrtarisht kandidat për Kongres nga Qarku i 26-të i New Yorkut

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 maj

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 19 maj

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 18 maj

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 17 maj

    Ag Apolloni: Ukshin Hoti, një prijës potencial i kombit shqiptar, tash është një prijës në listën e të pagjeturve

    Ag Apolloni: Ukshin Hoti, një prijës potencial i kombit shqiptar, tash është një prijës në listën e të pagjeturve

    ​Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

    GLAUK KONJUFCA: Tezat themelore të filozofisë së Ukshin Hotit

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Ekonomi

‘Kundër shtrenjtimit të rrymës’, PDK: Kjo e godet rëndë xhepin e qytetarëve

18 Janar, 2022 14:36
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
‘Kundër shtrenjtimit të rrymës’, PDK: Kjo e godet rëndë xhepin e qytetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci përmes një konference për media ka shprehur shqetësimin e kësaj partie lidhur me propozimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjë që do ta godas rëndë xhepin e qytetarëve të e Kosovës, tashmë të rënduar nga përballja me pandeminë.

Stavileci duke thënë se pak më shumë se një dekade shtet, Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim dhe me vetëdije të plotë po e kthen vendin tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet, ka theksuar se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston shpenzimit të 70% të konsumatorëve të tjerë.

Kjo pritet të jetë rritja më madhe e çmimit të energjisë elektrike në historinë e vendit dhe PDK e kundërshton fuqimisht këtë veprim.

Lexo Edhe:

Putini Evropës: Pasi të na vini embargo do të paguani çmime të larta për energjinë

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

Ja si Dhurata Hoxha e PDK-së e promovoi veten me paratë e ministrisë

 Fjalimi i plotë i Blerand Stavilecit:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin më të thellë për gjendjen e krijuar në vendin tonë, sidomos pas propozimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, të cilat do t’i godasin rëndë qytetarët e vendit tonë në cilësinë e konsumatorëve të rregullt, amvisëritë dhe bizneset.

Paralajmërimet tona të shumta ndaj Qeverisë për të ndërmarrë hapa adekuatë për zgjidhjen e problemeve me kohë, në mënyrë që edhe të ketë furnizim të sigurt me energji e edhe të mos ketë ngritje të çmimeve, sot janë bërë realitet dhe masat e propozuara nuk përkojnë aspak me gjendjen ekonomike të familjeve kosovare.

Propozimi për rritjen e tarifave të energjisë pas një periudhe të rëndë ekonomike si rezultat i pandemisë, e cila po vazhdon të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve të vendit tonë sot, të cilët, fatkeqësisht dhe padrejtësisht, do të përballen me pasojat e shtrenjtimit më të madh të rrymës në historinë e Kosovës.

Kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale, veçanërisht në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit janë rritur dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte zingjirore edhe më të mëdha.

Përmes kthimit te blloktarifa po tentohet të zhvendoset piku i konsumit dhe të stimulohet kursimi, por në të njëjtën kohë  kjo rritje po përcillet me një diskriminim të drejtpërdrejtë për konsumatorët të cilët energjinë elektrike e kanë si burim të vetëm të ngrohjes, e në anën tjetër nuk po shohim asnjë masë të mbështetjes së mirëfilltë nga Qeveria qoftë në ofrimin e burimeve alternative qoftë në efiçencën e energjisë.

Thënë ndryshe në qoftë se të hyrat maksimale të lejuara nga 314 milionë Euro kanë shkuar në 446 milionë Euro, kosto shtesë e sistemit është 132 milionë Euro. Nën supozimin se Qeveria subvencionon me 75 milionë euro atëherë kosto shtesë për konsumatorët e goditur është 57 milionë Euro apo mesatarisht 285 Euro mbi vlerën aktuale të faturës vjetore.

Rritja reale totale është 42%, por për shkak të blloktarifave, rritja te konsumatorët 800 dhe 1000 kW/h është 57% dhe 87%.

Pra, përsërisim se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston e rritjes të krejt sistemit apo të 70% të konsumatorëve të tjerë. E në fakt kemi të bëjmë me më shumë se 50% nëse llogariten amvisëritë reale ku jetohet dhe punohet çdo ditë e të cilat shpenzojnë më shumë se 600 kW/h në muaj.

Për më keq, kjo rritje mund të adresojë nevojat për koston e sistemit në periudhën para nesh, por nuk ka asnjë përgjigje se si do të trajtohen borxhet aktuale mes palëve të sektorit të cilat kalojnë shifrën e 100 milionë eurove. Për më shumë, sot rrjeti ynë i transmisionit KOSTT, si shtylla kryesore e sigurisë së furnizimit, është para kolapsit financiar.

Absurdi më i madh në gjithë këtë konfuzion dhe pasiguri të krijuar nga ana e Qeverisë, është se kjo rritje nuk po ndodhë si rezultat i investimeve të reja në funksion të sigurisë së furnizimit, por si rezultat i zhvendosjes së sigurisë sonë të furnizimit në tregun rajonal të importit.

Pra, pas pak më shumë se një dekade shtet, Qeveria po na kthen me vetëdije të plotë tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet. Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim.

Sipas planeve të paralajmëruara Qeveria ka premtuar subvencionim të sektorit për periudhën e ardhshme me rreth 75 milionë euro, por nga ana e saj nuk kemi asnjë informacion se cili do të jetë burimi i këtyre mjeteve, pasi që nuk kemi pozicion të tillë të paraparë me buxhetin e vitit 2022, edhe pse  periudha në të cilën është draftuar dhe miratuar buxheti ka qenë periudhë e krizës së filluar dhe të paralajmëruar energjetike nga të gjitha qarqet.

Po ashtu nuk kemi asnjë transparencë se si dhe cili do të jetë mekanizmi shpërndarës i këtij subvencionimi dhe mekanizmi monitorues i implementimit.

Njëkohësisht nuk po shohim asnjë masë se si të ndihmohen konsumatorët e parregulluar (Trepça, Sharrcemi dhe Ferronikeli), të cilat janë në gjendje të rëndë e ku me mijëra familje punëtorësh rrezikohen për të ardhmen e tyre.

Dhe, më e rënda nga të gjitha, në 1 vjet qeverisje, nuk kemi fillimin e asnjë projekti kapital që do të adresonte nevojën për kapacitetet e reja gjeneruese në periudhën afatmesme edhe përkundër gatishmërisë së agjencive donatore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare për të mbështetur Kosovën në këtë aspekt, e lëre më të flasim për vizion afatgjatë të sektorit.

Një qasje e tillë e paviziontë, e papërgjegjshme karshi sfidave kaq të mëdha të sektorit, e padrejtë dhe diskriminuese karshi qytetarëve, familjeve dhe bizneseve, e paaftë për gjetjen e zgjidhjeve, po e vështirëson edhe më shumë gjendjen ekonomike, sociale dhe shëndetsore në vendin tonë.

Prandaj përsëri i bëjmë thirrje Qeverisë që të tregohet e përgjegjshme, të dëshmojë aftësi dhe kompetencë, e jo padrejtësi dhe diskriminim, që qytetarëve t’u sigurojë energji të mjaftueshme pa ngritje të çmimeve.

Etiketat: Bleran StavileciEnergjiaPDK
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Murseli: Kemi informacione për pronarin e laboratorit në veri, është i nacionalitetit serb

Murseli: Kemi informacione për pronarin e laboratorit në veri, është i nacionalitetit serb

23 Maj, 2022
Jashari viziton familjen e Gucatit, thotë se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Specialja

Jashari viziton familjen e Gucatit, thotë se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Specialja

23 Maj, 2022
Haradinaj: Çdo përpjekje për t’i dhënë dimension ndryshe luftës sonë, është e dështuar

Haradinaj: I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë, kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro

23 Maj, 2022
Termi fyes “Šiptari” përdoret nga Ministria e Brendshme e Serbisë

Termi fyes “Šiptari” përdoret nga Ministria e Brendshme e Serbisë

23 Maj, 2022
DW: Kancelari Scholz në Kosovë në fillim të qershorit

DW: Kancelari Scholz në Kosovë në fillim të qershorit

23 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

Rusia po mendon të tërhiqet nga OBSH

Rusia po mendon të tërhiqet nga OBSH

08:25

Gjykata Speciale, më 18 mars deklaratat përmbyllëse të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Hysni Gucati e Haradinaj mund ta vuajnë dënimin në një shtet të tretë?

09:48

Kalendari historik 8 shtator

Kalendari historik, 23 maj

07:53

Putini zbulon kushtin për t’i ndalur bombardimet në Mariupol

Putini Evropës: Pasi të na vini embargo do të paguani çmime të larta për energjinë

08:03

Rusia vijon hakmarrjen, dëbon 5 diplomatë portugez

Rusia vijon hakmarrjen, dëbon 5 diplomatë portugez

11:40

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.