Dhimbja është reagim i trupit për të treguar se diçka nuk po shkon në rregull me organizmin. Shpesh herë dhimbjet mund të ngatërrohen sepse ka raste kur dhemb në një pjesë tjetër të trupit, si rezultat i çrregullimit të një organi tjetër.
P.sh. dhimbja e dhëmbit.
Ekzistojnë raste kur kemi dhimbje në një pjesë tjetër të trupit, e te ne vie si dhimbje në dhëmb. Nuk është shkaku i pakujdesisë suaj, por që organizmi jonë i brendshëm është i lidhur në një mënyrë interesante.
Rastet
Sinusiti
Kjo sëmundje shkakton inflamacion të mukozës së një, ose më shumë sinuseve. Mund të krijojë dhimbje dhe presion në dhëmbët e sipërme sepse rrënjët e tyre janë afër fundit të sinusit. Problemet me dhëmbë mund të jenë një arsye për zhvillimin e kësaj sëmundje.
Nofula
Dhimbja e përceptuar si nga dhëmbi, në fakt mund të vie nga nofulla juaj. Dhimbja në muskujt e nofullës shkaku i zhvendosjes së diskut, apo për ndonjë arsye tjetër, shoqërohet me probleme gjatë hapjes së gojës.
Probleme me zemër
Dhimbja në zemër lidhet me pjesë të ndryshme të trupit, dhe mund të shkojë deri te dhëmbët dhe nofulla e poshtme. Nëse keni dhimbje edhe pse dhëmbët tuaj janë të shëndetshëm, vizitoni kardiologun, sepse mund të jetë shenjë e sulmit në zemër.
Sëmundja e mushkërive
Sëmundjet e mushkërive mund të ndikojnë në dhëmbë, dhe anasjelltas. Dhimbja në dhëmb e nofulla mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive, sepse ndodh të shkaktohet dhimbje kur kjo sëmundje fillon të përhapet në qafë e kokë.