Policët e Drejtorisë së Policisë së Prokuplës kanë vërejtur sot në fshatin Rastelicë të Kurshumlisë rreth orës 17:30 rreth 40 persona, të cilët me 11 makina punuese po presin pyllin në mënyrë të paligjshme, ndërsa persona të panjohur kanë shtënë me breshëri zjarri nga vende të panjohura në disa lokacione, shkruan kurir transmeton KosovaPost.
Pas kësaj, oficerët e policisë kanë gjuajtur disa predha nga automatikët zyrtarë.
Persona të panjohur janë larguar me makineri punuese nga territori i Kosovës dhe Metohisë.
Siç mësohet, nuk ka persona të lënduar./KosovaPost/.