Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po qëndron për një vizitë në Austri, ku në kuadër të takimeve të nivelit të lartë, ai sot ka takur homologun e tij austraik, Alexander Schallenberg, trasnemton Kosova Post
Këtë e ka bëre të ditur vetë kryeminsitri Kurti, përmes llogarisë së tij në “Twitter”, ku ndër të tjera ai ka shkruar se Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat do të vazhdohen.
“Sot pata kënaqësinë të përgëzoj kancelarin Alexander Schallenberg për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i mirëmbajë”, ka thënë Kurti.