Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për kursimin e energjisë elektrike.
Në një videomesazh ka thënë se dy muajt e këtij viti janë kritikë në përballje me krizën energjetik.
Sipas tij, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, si dhe për të kursyer buxhetin familjarë dhe të shteitit, qytetarët duhet të vazhdojnë edhe më tej, ta kursejnë k energjinë.
Kurti ka shtuar se për t’i ndihmuar familjet në Kosovë për energjinë elektrike, kanë ndarë mbi 95 milionë euro.
Qeveria në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.
Po ashtu që nga viti i kaluar Qeveria e Kosovës, ka subvencionuar faturat e energjisë së shpenzuar nga qytetarët, për të gjithë konsumatorët e shërbimit universal.
Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar subvencionimin shtesë për të gjithë ata konsumatorë që kursejnë energjinë elektrike.