Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka nisur fushatën zgjedhore në Komunën e Gjakovës, ku ka thënë se nga aty do të vazhdojnë në të gjithë vendin.
Kryeministri Kurti, tutje tha se cep më cep kështu do të vazhdojnë deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin por si një te numri 118.
“E filluam nga Gjakova, e nga aty vazhdojmë në krejt Republikën, cep më cep deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin por si një te numri 118.
Falemnderit Gjakovë! Ju dua fort!”, ka bërë të ditur kryeministri Kurti në një postim në facebook.