Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është gëzur për rezultatin e Shqipërisë që ka arritur në lojën e sotme me Kroacinë, përcjell KosovaPost.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar sot ishte një atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur të futbollit.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila”.
Postimi i plotë:
Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.
Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.
Ëndrra vazhdon!