Kurti ftohet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Kryeministri Albin Kurti është ftuar për dëshmi nga Prokuroria Speciale, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, përcjell KosovaPost.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sipas tij, përmes kësaj ftesë po tentohet të ndikohet në zgjedhje.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

Në thirrjen e Prokurorisë Speciale, thuhet se dëshmitari detyrohet t’i përgjigjet thirrjes më 16 dhjetor në orën 9:30.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika