Në konferencën me medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për miratimin e disa çështjeve që prekin problemet sociale në vend, i dhe për takimin n Bruksel me liderë të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai që në fillim foli për situatën në veri të vendit dhe për shkaktarët të cilët duhen transferuar në Kosovë për t’u gjykuar, duke përmendur Millan Radojçiqin për t’u ekstraduar për gjykim,ngase “Kosova është vend me demokraci më të lartë dhe gjykimin do ta kishte të drejtë dhe fer.”
Kryeministri Kurti foli për çështjen e sigurisë, i cili tha se për ta rritur sigurinë e Kosovës, partneriteti për paqe drejt anëtarësimit në NATO është edhe nevojë edhe zgjidhje.
Ai tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE dhe që njohjes së Kosovës t’i bashkohen edhe 5 shtete mosnjohëse atyre 22 shtete që njohin pavarësinë e Kosovës.
Kurti ndërkohë foli edhe për dialogun me Serbinë, për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e kësaj marrëveshjeje në Ohër.
Ai tha se Kosova është e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë dhe për njohje reciproke, derisa rikujtoi marrëveshjen në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e saj në Ohër me 18 mars.
“Por pala serbe ka refuzuar ta nënshkruante marrëveshjen”, deklaroi Kurti, derisa shtoi se ai nënshkrimin e marrëveshjes e kishte ofruar edhe në samitin e “Procesit të Berlinit”, në Tiranë.
“Në takimin e 21 tetorit nga emisarët evropianë e amerikanë na është thënë se drafti për vetmenaxhim është shkruar më kujdes ndaj strukturës së Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nëse do të nënshkruhej aty parashihej që Gjykata Kushtetuese ta japë kushtetutshmërinë e saj si përgjigje”, vuri në dukje Kurti.