Sot, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ku është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Mbledhja është mbajtur me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Aty është diskutuar edhe për sfidat me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.
“Përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.”
ZKM ka thënë se “institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion”