Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në Irlandën e Veriut ku sot ka vizituar organizatën WOMEN’STEC e cila ofron trajtime për gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti u shpreh se iniciativa si e “womenstec” janë jetike.
“Një vizitë frymëzuese në WOMEN’STEC, e cila ofron hapësira të sigurta dhe trajnime për gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve. Iniciativat si womenstec janë jetike, sepse ndërtimi i paqes kërkon jo vetëm diplomaci shtetërore, por bashkëpunim të organizuar mes qytetarëve të thjeshtë”, ka thënë Kurti.