Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një konfrencë për media, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit, Abërie Nagvci, kanë ripotencuar se nga 1 tetori, përkatësisht nga nisja e vitit të ri akademik, arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë falas, kurse sipas tij, studëve të doktoraturës do të u krijohën lehtësime, transmeton Kosova Post.
“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga vitit akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, tha Kurtin në konfrencëne sotme para gazetarëve.
Ai tha se do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit.
Më tutje, sipas Kurtit, sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritet shoqëror, ku të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor.
Kryeministri tregoj tutje se ministrja Nagavci ka nënshkruar Udhëzimin administrativ përmes së cilit arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë.
“Ne besojmë se me këtë formë nxisim interesimin për studimet e larta duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë”, tha ai më tej.