Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në Sharr ku ka thënë se për të shkuar deri atje duhet të ngjitesh rrugës lart e më lart, kështu sipas kryeministrit Kurti edhe në qeverinë e tyre të re do të punojnë shumë e më shumë, përcjell KosovaPost.
Kurti po ashtu tha se do të ngritemi lart e më lart, deri sa të bëhemi 500 mijë vota, nga çdo cep i vendit, që votojnë me zemër e festojnë bashkë me 9 shkurt.
“Për të arritur deri në Sharr, duhet të ngjitesh lart e më lart. Për në Sharr, ia vlen edhe rruga edhe destinacioni. Sikurse edhe për qeverinë tonë të re. Do të punojmë shumë e më shumë, do të ngritemi lart e më lart, deri sa të bëhemi 500 mijë vota, nga çdo cep i vendit, që votojnë me zemër e festojnë bashkë me 9 shkurt.”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në një postim në facebook.