Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli kanë vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”
Nga aty Kurti u njoh për së afërmi me problemin në të cilën po gjendet ky termocentral, e që po shkakton ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas tij, një ekspert gjerman do të vijë në Kosovë për të hulumtuar defektin e bllokut tjetër të Kosova B dhe për ta sanuar atë defekt.
“Mora vesh nga menaxhmenti që lopatat e turbinave, janë ato që janë demtuar, e kur kanë rënë poshtë e kanë dëmtuar kondensatorin”.
“Sot kemi me funksionalizimin e Kosova B, e ku ka filluar edhe funksionalizimi i ngrohtores së qytetit. Shumë shpejt do të vjen një ekspert gjerman që do të vijë e ta sanojmë këtë problem. Unë jam këtu me dy ministrat, sepse pa energji nuk ka ekonomi, e pa ekonomi nuk ka energji. Do ta keni përkrahjen ashtu siç po i qëndroni afër qytetarëve tanë. Kemi nevojë për një ekspert që do të vijë nga Alstomi gjerman që do ta bëjë këtë hulumtim dhe ta sanojmë edhe defektin në bllokun tjetër të Kosova B dhe të operojmë me kapacitetin e plotë”, tha Kurti.
“Kur i kishim dy blloqet, i kishim 700 mgv, mirëpo konsumi ishte mbi 1 gigavat, çmimi i energjisë në burse është shtuar si pasojë e rritjes së gazit, andaj fatkeqësisht po na duhet ta blejmë shtirjet, ndërkaq faturimi është tejet i lirë, e s’po them se qytetari është i pasur”, tha ai.
“Nuk është Serbia eksportuese, ne jemi importues, dhe të gjitha vendet e rajoni janë eksportuese. Duke na rënë blloqet e me këto avari që janë probleme të mëdha, e kemi pasur hallin e devijimit, dhe jemi detyruar që të marrim rrymë më shumë sesa është menduar”, tha ai.