Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në pronësi të tij, Aliu ka deklaruar një arë me 762 metra katrorë, të cilën thotë e ka trashëguar në vitin 2004, ndërsa vlera e saj është 15 mijë euro.
Aliu ka deklaruar se ka detyrime financiare ndaj “Marigona Hill” për shkak të dy banesave që i ka blerë në këtë lagje luksoze.
Për banesën tjetër në këtë lagje të blerë në vitin 2020, Aliu ka deklaruar detyrime financiare fillestare 103 mijë euro, vlerë të mbetur 58 mijë euro. Kjo kredi është e përbashkët.
Aliu ka deklaruar një kredi tjetër në shumën prej 19 mijë e 500 eurosh.
Aliu ka thënë se paga vjetore e tij si ministër është 18 mijë e 218 euro, kurse mëditje nga udhëtimet jashtë vendit ka deklaruar 2 mijë e 715 euro.
Ai ka deklaruar se si profesor në kolegjin UBT, ka marrë 1 mijë e 836 euro.