Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se krahas aksionit kundër grupit terrorist, policia iu ka dërguar 100 pako ushqimore banorëve serbë të fshatit Banjskë në Zveçan, përcjell KosovaPost.
Kurti tha se organet e rendit janë në shërbim të tyre.
“I falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre”, tha Kurti.
Në orët e para të së dielës, policia u sulmua nga një grup terrorist i armatosur, me ç’rast mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Policia gjatë aksionit Anti-terror, i ka vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi derisa sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar tetë persona.
Po ashtu jan konfiskuar edhe një sasi e madhe e armëve, në mesin e tyre edhe autoblinda dhe mjete të rënda.
























