Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur rreth vizitës së tij treditore në Kosovë të cilën e ka nisur sot.
Ai tha se nesër do ta takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“Do ta kemi edhe një biznes forum në Aleancën Kosovare të Biznesit. Do të shkojmë edhe në universitet. Do t’i takojë me kënaqësi edhe liderët e opozitës, për ta dëgjuar edhe opinionin e tyre. Në fund do të kemi një takim edhe me kryetarin e Pejës”, tha Abazoviq në Rubikon.
Përmes një komunikate për media të zyrës së kryeministrit, thuhet se Kurti dhe Abazoviq o të nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 14.4.2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.


























