Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim antropologen, Janet Reineck, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se Reineck është një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona.
“U bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në vendin tonë. Gjithashtu, diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit tonë në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim”.
“Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, thuhet në njoftim