Në Ditën Botërore të Medieve ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se Qeveria e Kosovës është e hapur dhe e gatshme t’i adresojë shqetësimet e medieve. Në rrjetin social X, Kurti thotë se duhet të ndriçohet e vërteta në këtë periudhë kur dezinformimi përdorët si armë, transmeton KosovaPost.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet ndriçuar të vërtetën, në një kohë dezinformimi të madh dhe të përdorur si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medies, dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar kryeministri në X.Kujtojmë se sot gjatë ditë, Reporterët pa Kufij kanë publikuar një raport për lirinë e medieve në botë, ku Kosova kësaj here ka shënuar regres për 19 vende, por pavarësisht kësaj është më mirë se vendet e rajoni dhe radhitet në vendin e 75-të.
Norvegjia renditet e para për të tetin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit në botë janë Afganistani, Siria dhe Eritrea. Nga vendet e rajonit: Bosnje-Hercegovina është radhitur në vendin 81, Serbia 98, Shqipëria 99.
Kurse Turqia radhitet në vendin 158 e Rusia në vendin 162, ku edhe sot vriten dhe burgosen gazetarët.