Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim përmes telekonferencës me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nën udhëheqjen e shefit të misionit të Kosovës, Gabriel Di Bella, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit ku morën pjesë edhe zëvendës kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati, kryeministri Albin Kurti falënderoi anëtarët e delegacionit për mbështetjen e FMN-së për Kosovën.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti tha se performanca e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë, me një rritje mesatare prej 10.4% në gjysmën e parë të vitit 2021, na bën optimistë, pavarësisht pandemisë, e cila po i afrohet dukshëm vitit të dytë. Kryeministri tha se kjo do të jetë trajektorja e zhvillimit të vendit në vitet në vijim. Kurti tha se kjo performancë ka ndikuar edhe në të hyrat buxhetore, gjë që na mundësoi që pikat e programit të menaxhimit t’i realizojmë më herët se sa ishte planifikuar, siç shihet edhe në buxhetin e vitit 2022 të miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
Nga ana tjetër, Gabriel Di Bella pohoi se e përgëzoi Qeverinë për suksesin e saj në vaksinimin e popullatës, pavarësisht pjesëmarrjes së vonuar në proces, duke e bërë atë vendin lider në rajon. Di Bella foli gjithashtu për performancën e mirë ekonomike dhe buxhetore që ishte përtej vlerësimeve fillestare. Në këtë kontekst, u tha se Kosova është një rast unik në botë, ku diaspora ka ardhur në vend në një numër kaq të madh pas heqjes së masave në këtë kontekst.
Në takim u diskutua edhe për masat e suksesshme të ndërmarra nga Qeveria për regjistrimin e ekonomisë dhe gjenerimin e më shumë të hyrave buxhetore. Gjithashtu u përmend edhe inflacioni, një fenomen i shfaqur në të gjithë botën gjatë muajve të fundit, si dhe masat e marra nga qeveria jonë dhe qeveri të ndryshme të botës për të ndihmuar qytetarët.