Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë.
Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ai tha se nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat serbe.
“Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës”,theksoi Kurti.
Ai gjithashtu tha se populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues ambasadorit Ëilliam Ëalker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.
“Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni”,shtoi Kurti.