Qeveria e Republikes së Kosovës sot ka mbajtur takimin e saj të radhës, ku ndër të tjera është tematizuar edhe rritja e faturës së energjisë elektrike, transmeton Kosova Post.
Kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti, teksa ka komentuar shtrenjtimin e rrymës, ai ka thënë se kjo rritje nuk do prek edhe aq shumë xhepin e qytetarëve.
Sipas shefit të qeverisë 70% e qytetarëve nuk shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj në periudhën dimërore.
“Në rast të konsumit, duke llogaritur një raport 60:40, dallimi mes faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë 17%. Pra, 10 euro më shumë në muaj. Nga 69.35 euro, në 89.51 euro, një rritje prej 29% për qind apo 20 euro”, ka deklaruar ai.
“Sipas të dhënave tona, bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 70.4 për qind gjatë dimrit shpenzojnë më pak se 800 kwH në muaj. Gjatë muajve të ftohtë, falë subvencionimit, nuk do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Gjatë muajve të verës, 89.2% shpenzojnë më pak se 800 kw në orë”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit.