Një vetaksident ka ndodhur në Sllatinë, ku është rrotulluar një veturë, nga ku dyshohet se ka edhe të vdekur.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se në veturë gjendeshin pesë persona.
“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”.
“Menjëherë policia ka reaguar në lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast”, thuhet në konfirmim.