Në margjina të samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga The Economist Group, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësues nga grupi i inovacionit “Yes-EU”, transmetin KosovaPost.
Grupi “Yes-EU” është i njohur ndërkombëtarisht në fushën e inovacionit për projekte të ndryshme të zbatuara, të fokusuar dhe specializuar në projekte të energjisë, me theks në tranzicionin drejt energjisë së ripërtëritshme si dhe transportit të gjelbër.
Sipas njoftimit, ai shprehu përkushtimin e Qeverisë për investime të gjelbra me synim reduktimin e emetimit të karbonit dhe promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm urban, me qëllim mbrojtjen e mjedisit.
Duke i ftuar që të investojnë në Kosovë, si një vend që ofron hapësirë të volitshme të zhvillimit, të prodhimit të energjisë së gjelbër dhe avancimit të teknologjisë, kryeministri i uroi grupit “Yes-EU” qëndrim të frytshëm e takime sa më produktive.