Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton KosovaPost.
Zyra e Kryeministrit njofton se ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.