Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do të vizitojë nesër Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur këtë vizitë si dëshmi të angazhimit të NATO-së për sigurinë e vendit.
Kurti në profilin e tij në platformën ‘X’ ka shkruar se rruga më e sigurt drejt paqes është dhënia e statutit kandidat Kosovës në Bashkimit Evropian dhe integrimi në NATO.
“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e BE statusit të kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër do të vizitojë Kosovën.
Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.