Deputetja Mimoza Kusari-Lila pas takimit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim, BE-Kosovë, tha se dialogu duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, bashkëpunimi rajonal, energjia kalimi në një ekonomi të gjelbër, sundimi i ligjit duke përfshirë luftën ndaj korrupsionit, situata e komunitetit RAE.
“Gjatë këtij takimi ne shprehëm mirënjohjen për asistencës e ofruar nga BE-ja për përballje me pandeminë e COVID-19. Ende qytetarët e Kosovës bartin pasojat dhe barrën më të rëndë për mosliberalizim të vizave, por jo për fajin e tyre. Ne jemi të lumtur që ky takim u finalizua me rekomandimet e përbashkëta, kjo deklaratë e përbashkët e miratuar sot mirëpret përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane”, ka thënë Kusari-Lila.
“Sa i përket dialogut, deklarata jonë e përbashkët përsërit që dialogu duhet të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.kp.