Slavko Vinçiq, do të jetë arbitri kryesor, në finalen e Ligës së Kampioneve. Kjo u bë e ditur nga UEFA, që zbuloi këtë të hënë, se 44-vjeçari slloven, do të vendosë drejtësi në finalen e “Wembley”-it më 1 qershor.
Vinëiq ka gjykuar në 5 ndeshje të Champions League këtë sezon, Lazio 1-1 Atletico, PSG 3-0 Milan, Napoli 2-0 Braga në fazën e grupeve, Bayern 3-0 Lazio në raundin 1/16 dhe Dortmund 4-2 Atletico në çerekfinale.
Jo vetëm Juve, një tjetër klub i Serie A interesohet për lojtarin shqiptar
Kjo është finalja e dytë europiane për të teksa më parë ka gjykuar në finalen e Europa League mes Frankfurt dhe Rangers në sezonin 2021-2022.s.n.