Mbi 13% është rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ky rezultat i LDK-së doli të jetë krejt ndryshe nga zgjedhjet e kaluara që nga viti 2001.
Lidhja Demokratike e Kosovës që dikur njihej si parti e pa-konkurrencë, këtë herë doli në renditje si parti e tretë me vetëm 13%.
Në Kuvendin e Kosovës LDK do të përfaqësohet me vetëm 15 deputetë.
Por në mesin e deputetëve më të votuar është edhe Hykmete Bajrami, e cila deri para pak ditëve ishte në krye të Ministrisë së Financave.
Bajrami ka arritur të jetë femra më e votuar në LDK, anipse dikur këtë primat e mbante Vjosa Osmani.
Bajrami radhitet tek më të votuarit e LDK-së, bashkë me Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lumir Abdixhikun e Anton Qunin.
Saktësisht Hykmete Bajrami arriti të mbledh 12 mijë e 402 vota.l.n.