Pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 14 shkurtit, largimet nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) vazhdojn pa u ndalur.
Para disa ditëve nga AAK u dorëhoq kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tani zyrtarisht ka deklaruar dorëheqjen nga partia e Haradinajt edhe prof. dr. Nijazi Halili, profesor universitar dhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Art me seli në New York.
Këtë e ka bërë të ditur vetë dr. Halili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, deklaroi Halili”, ka shkruar Halili në Facebook.
Profesori ishte bërë pjesë e AAK-së, në vitin 2019.
Postimi i plotë:
Njoftim
Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ferizaj, 25.03.2021
Me respekt
Nijazi Halili