“Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse mund t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Kështu thotë zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, sipas të cilit përfundimi i konfliktit do të çonte në një “të ardhme më të qetë”.
Por, ai nuk ka specifikuar se si do ta realizonte këtë.
“Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqe nëse arrin t’i japë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Salvini në X.
“Përveç shpëtimit të jetëve, kjo rezolutë do të na linte me një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”, shtoi ai.