Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogaridhënës

Kuvendi i Kosovës po del të jetë ndër institucionet më transparente dhe llogaridhënëse në vend. Kështu së paku u vlerësua të hënën në konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”, që u organizua nga Forumi për Transparencë Parlamentare, mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryesuese e Forumit për Transparencë Parlamentare tha se Kuvendi i Kosovës është ndër institucionet më transparente dhe llogaridhënëse.

“Kemi pasur përkrahje nga të gjithë me të cilët kemi bashkëpunuar dhe sidomos përkrahje nga NDI për Kuvend sa më të qasshëm. Aktivitete tona kanë qenë të shumta dhe është bërë një punë e jashtëzakonshme, por kemi ende shumë punë për të bërë. Situata që e gjejmë sot është shumë më mirë se ajo e kaluara. Kuvendi sot është ndër institucionet më të qasshme, e hapur dhe llogaridhënëse. Duhet të punojmë bashkë dhe të angazhohemi së bashku edhe me tej”, tha ajo.

Driton Selmanaj, anëtar i Forumit për Transparencë Parlamentare tha se Kuvendi është storie e suksesit.

“Falënderojmë NDI-në, zyrën për medie dhe ekipet. Ky është një vlerësim për të gjithë ne dhe është rezultat i përbashkët. Jam i interesuar që imazhi i Kuvendit dhe politikanit të përmirësohet sepse ajo nuk shihet me një sy të mirë dhe mendoj që duhet të jetë e kundërta. Duhet të shihet si profesion atraktiv që do të kontribuojë për ndryshim të jetës së qytetarëve”, tha ai.

Ndërkaq, Violeta Haxholli, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare (KDI) tha se si organizatë e kanë pasur gjithmonë derën e hapur në Kuvend, fal vullnetit politik. “Si shoqëri civile kemi marrë informata dhe kemi pasur një qasje pozitive. Kuvendi ka shënuar suksese, por ne si anëtarë të formulimit kemi edhe kritikat tona së çfarë mund të bëjmë edhe më shumë. Seancat e  Kuvendit shkojnë live në Transmetuesin Publik dhe kjo jep mundësi t’i shohim. Por kur shohim sjelljet e deputetëve është i nevojshëm respektimi i kodit të sjelljes. Kjo është ajo që duhet të adresohet”, tha ajo.

Në kuadër të kësaj  punëtorie nxënësit filloristë nga shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, prezantuan punimet “Punëtoria e Demokracisë”, më temën demokracia, zgjedhjet dhe roli i medieve në demokraci.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika