Në Angli është duke u krahasuar një nxënës me Albert Einstein,duke e ‘ngritur’ edhe më lart djaloshin 12 vjeçar, shkruan KosovaPost.
Barnaby Swinburn, 12 vjeç, nga Bristol, tani është pranuar në klubin me IQ të lartë, kjo si rezultat i shënimit të pikëve më të larta të mundshme për një djalë të moshës së tij, 162.
Derisa Einstein kishte një IQ prej 160, tani prindërit krenarë Ghislaine dhe Christopher Sëinburn thanë se djali i tyre tashmë ka zgjedhur kursin e tij universitar në programimin kompjuterik.
Vlen të theksohet se teoria më e rëndësishme e Einstein ishte ajo e relativitetit, ku ai shpjegoi se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.