Deputeti nga komuna e Kastriotit, Halil Thaçi, sot është betuar si deputeti më i ri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton Kosova Post.
Ai do të zëvendësojë ish- deputetin nga radhët e partisë së amë, përkatësisht kryetarin e ri të Gjilanit Alban Hysenin.
Thaçi është betuar se do të kryejë me nder dhe përgjegjësi detyrën si deputet i Kuvendit të Kosovës.