Viti 2020 sjell ndryshime në listën e futbollistëve, për sa i përket vlerës së tyre në merkato.
Ekspertët e “Transfermarkt”, kanë parashikuar largimin e emrave të zakonshëm që kishin dominuar vitet e fundit këtë lloj statistike.
Kilian Mbape nis vitin 2020 si futbollisti më i shtrenjtë në botë, i vlerësuar 200 milionë euro nga portali i njohur.
Pas tij është Rahim Sterling me vlerësimin 160 milionë euro, pas vitit mbresëlënës me Mançester Sitin dhe Anglinë, ndërsa ka pësuar rënie vlera e kartonit të Nejmar, i cili po ashtu vlen 160 milionë euro. Larg podiumit, vetëm në vendin e 8 gjendet Lionel Mesi, ndërsa vlera e tij tanimë llogaritet 140 milionë euro, ndërsa portugezi 34-vjeçar është zhdukur nga “elita” e lojtarëve më të vlerësuar. Tani “Transfermarkt” përllogarit vlerën e tij në treg vetëm 75 milionë euro, aq sa mjaftojnë për vendin e 37-të të cilin e ndan me emra si Kulibali, Lukaku, De Ligt apo Ikardi.