Moti në Kosovë për javën e fundit të muajit shkurt do të jetë i butë, përveç të enjten dhe të premten që do të ketë mundësi për reshje të dobëta shiu, përcjell KosovaPost.
Prishtina Wather bënë të ditur se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Ky është parashikimi i motit nga data 25 shkurt 2024 deri me 1 mars 2024
25.02.2024 – Mot i butë parashihet të mbretëroj edhe në ditët e fundit të shkurtit, duke kaluar nga marsi. Fillimisht do të ketë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga dita e mërkurë do të dominojnë më shumë vransirat mbi vend që ditën e enjtë dhe premtë sjellin kushte edhe për reshje të dobëta lokale shiu.
Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C. Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C. Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.
Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave. Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira në pjesën më të madhe të vendit. Rritje të ndotësve ajror mund të ketë vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, me ç’rast indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.
26.02 – Butë dhe me erë. Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.
27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht. Gjatë ditës shtim i vransirave.
28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.
29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë. Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.
1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme.