Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.
Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. Osmanin. Ndryshe, sipas njoftimit të policisë, personi është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.”, thuhet në njoftim.