Ky Kuvend ‘adoleshent’, duhet të pensionohet sa më parë

Ky Kuvend ‘adoleshent’, duhet të pensionohet sa më parë

Shkruan: Fadil Maloku

Nga i gjithë debati i sotëm parlamentar, ndër shenjat më dëshpëruese dhe më shqetësuese do shtonim:

1. Papjekurinë totale partiake, për peshën e temave të karakterit kombëtar;

2. Injorancën dinake, për t’i quar përpara interesat shtetërore të vendit;

3. Inatet, e manifestuara me gjuhën primitive dhe të pamatur personale, midis deputetëve të Kuvendit;

4. Hipokrizinë, tashmë edhe të demaskuar publike politike, të secilit subjekt politik, pa asnjë dallim;

5. Papërgjegjësinë, për të diskutuar me forcë e argumentit, e jo atë të argumentit të forcës, në aulën parlamentare;

6. Mosguximin qytetar, për të dalë nga “lëvozhga” dhe orbita e ngushtë partiake, për të marr vendime kruciale për shtetin

7. Konfuzionin, me qëllime meskine për ta “ gjuajtur gurin, duke fshehur dorën”’.

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata