Ky lojtar i Kosovës do të mungon gjatë ndeshjës me Maltën

Ky lojtar i Kosovës do të mungon gjatë ndeshjës me Maltën

Mbrëmë Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit prej  19:30 deri në orën 21:00

Por stërvitja e mbrëmshme ka qenë e pafat për mbrojtësin e majt Leart Paqarada.

Sipas informacioneve të KALLXO.com, Paqarada ka pësuar një lëndim në gju dhe sot udhëton për në Gjermani dhe e humb ndeshjen e sotme ndaj Maltës.

Kallxo.com e ka kontaktuar menaxherin e FFK-së Bajram Shalën i cili e ka konfirmuar lëndimin e Paqaradës.

“Learti mbrëmë ka pësuar një lëndim në gju dhe mungon sot ndaj Maltës”, ka cekur Bajram Shala.

Kosova- Malta luhet sot me fillim prej orës 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.