Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, nuk ka lënë pa e komentuar vendimin e Qeverisë se Kosovës për reciprocitetin me targa karshi Serbisë, transmeton Kosova Post.
Përmes rrejtit social Facebook. Labi ka thënë, kjo nuk është fushatë dhe se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë ‘veç kush rren’.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Labit:
Mirëdita shqiptarë!
PIROLLA I QOFTË BABLOKUT!
ERIFI – ALBIN KURTI,
Ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit
PO I SHOH DO QË PO THONË PËR RECIPROCITETIN-kinse qeveria po bën fushatë,
Nuk është fushatë, se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë, veq kush rren!
Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS!
Qysh me i than fushatë kësaj pune?!
Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën….! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja…!
“Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë”
Kryeministër, vendim tepër me vend.
Pirolla të qoftë Bablok
Kur ka të bëjê diqka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kunderta vetem pse nuk jam ndoshta i së njejtës parti sot apo nesër.