I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, përcjell KosovaPost.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me britanikun patën diskutime të mira dhe gjithëpërfshirëse për dialogun.
“Patëm diskutime të mira dhe gjithëpërfshirëse rreth dialogut dhe çështjeve të tjera rajonale me Stuart Peach”, ka shkruar Lajçak.
Takimi mes tyre është mbajtur në Bruksel.
Peach është emëruar në pozitën e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit 2021.