Trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho në dy ndeshjet e shtatorit të vlefshme për sezonin e ri në Ligën e Kombeve, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Berat Gjimshitit.
Kuqezinjtë më 7 shtator do të ndeshen me Ukrainën derisa tri ditë më vonë, Shqipëria ndeshet me Gjeorgjinë.
Mbrojtësi kuqezi të martën pësoi një lëndim në seancën stërvitore gjatë një testi miqësor me ekipin U-21 dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.
Sipas medieve shqiptare, pas rezonancës magnetike është konkluduar se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga dëmtimi.
Kapiteni kuqezi do të rikthehet te klubi i Atalantës për të nisur menjëherë rikuperimin.
Trajneri brazilian mënjëherë ka ftuar për këto dy ndeshje mbrojtësin e Kombëtares U-21, Adrian Bajramin./rtk