Lëvizja e Rezistencës Palestineze Hamas njoftoi se goditi objektivat izraelite me dhjetëra dronë kamikaze në kuadër të sulmeve të “Përmbytjes Aksa” të nisura dje kundër rajoneve jugore të Izraelit, transmeton Kosova Post.
Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, i cili është aktiv në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi në një deklaratë për media se njësia e forcave ajrore të lëvizjes kreu sulme me mjete ajrore pa pilot kamikaze (UAV) kundër Izraelit.
Mediat izraelite njoftuan se numri i izraelitëve të vrarë është rritur afër 700.
Në deklaratë thuhet se sulmet janë kryer me 35 dronë kamikaze të stilit ‘Zevari’ kundër pozicioneve dhe objektivave të armikut (izraelit).
Nga ana tjetër, Brigadat Izzeddin al-Qassam shpërndanë imazhe të një stërvitje të organizuar me një numër të madh dronësh kamikaze në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Në pamjet, një grup luftëtarësh palestinezë të rezistencës shiheshin duke mbajtur drone kamikaze të quajtur “Zevari” të prodhuar nga Hamasi dhe duke i nisur drejt objektivit.
Dronët Zevari u zhytën nga ajri në tokë dhe shkatërruan objektivat e vendosura në kuadër të stërvitjes.
Zevari: Emri i inxhinierit të Hamasit që u vra
Dronët Zevari janë emëruar sipas Mohammed Zevarit, një inxhinier avioni tunizian dhe anëtar i Brigadave al-Qassam.
Zevari, i cili jetoi në mërgim në vende të ndryshme arabe në vitet 1990, u kthye në vendin e tij pas revolucionit në Tunizi në vitin 2013.
Zevari luajti një rol të rëndësishëm në programin e mjeteve ajrore pa pilot të përdorur nga Hamasi në luftën e nisur nga Izraeli kundër Gazës në vitin 2014.
Zevari u vra në dhjetor 2016 si pasojë e një sulmi të armatosur para shtëpisë së tij në Safaks, Tunizi.
Pretendohet se shërbimi sekret izraelit Mossad është përgjegjës për vrasjen e Zevarit.


























