Serbia kontraktoi armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 1 miliard e 318 milionë dollarë amerikanë, që paraqet një shumën më të madhe totale e të gjitha prokurimeve që nga fundi i vitit 2016, kur filloi procesi i modernizimit të ushtrisë serbe, transmeton Kosova Post.
Thuhet se janë 287 kontrata individuale të nënshkruara me 31 shtete!
Sipas portalit të Rrjetit të Sigurisë Ballkanike (balkansec), shuma e blerjeve të kontraktuara thuhet në raportin për veprimtarinë e kompanisë publike Jugoimport-SDPR, ku thuhet se janë 287 kontrata individuale të nënshkruara me 31 shtete.
“Të dhënat nuk janë të specifikuara kur bëhet fjalë për pjesën e shumës së atyre kontratave të destinuara për Forcat e Armatosura të Serbisë, por janë të rëndësishme për vlerësimin sepse Jugoimport- SDPR është përgjegjëse për të gjitha blerjet e aseteve me rëndësi strategjike për qëllime ushtarake. Lista përfshin pothuajse të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake”, thuhet në tekst.
Informacione për pushtimin rus
Portali shton se disa nga kontratat janë nënshkruar për nevoja të prodhimit vendor në fabrikën e Combat Complex Systems dhe të tjerat që janë 100 për qind në pronësi të Jugoimport -SDPR.
Në mënyrë indirekte, këto janë edhe prokurime për Forcat e Armatosura sepse, për shembull, mjetet luftarake Lazar 3 dhe Miloš, të cilat janë në prodhim serik për nevoja vendore, janë me motor amerikan dhe kanë suspension të pavarur francez.
“Rritja dramatike e blerjeve të armëve nënkupton kontrata të reja të mëdha. Një partner i rëndësishëm ishte Rusia, nga e cila katër helikopterë luftarakë Mi-35M, tre transportues Mi-17V-5, dy bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Pancir-S1M, sisteme për veprime kundër-elektronike dhe luftë kundër dronëve, etj.
Radarët Francez
Kujtohet gjithashtu se zyrtarisht u njoftua se radarët GM400, GM200 dhe GM60 do të prokurohen nga Franca për sistemin e vëzhgimit dhe raportimit ajror dhe për njësitë e mbrojtjes ajrore.